Botë

Qytetarët e Bosnjës mund të vaksinohen falas në Serbi

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të mërkurën se prej datës 3 qershor, të gjithë qytetarët e Bosnje e Hercegovinës do të mund të vaksinohen falas kundër koronavirusit në territorin e Serbisë.

“Ata do të mund të vaksinohen plotësisht falas dhe të marrin certifikatën, sikurse qytetarët e Serbisë”, tha Vuçiq pas takimit me një delegacion të Republikës Sërpska në Beograd.