Botë

Eksperti amerikan do që vaksina për pandeminë e ardhshme të jetë e gatshme për 100 ditë

Foto: AP
 

Këshilltari i ri për shkencën në Shtëpinë e Bardhë dëshiron që të jetë një vaksinë e gatshme për të luftuar pandeminë e radhës në vetëm 100 ditë pas identifikimit të një shpërthimi viral potencial.

Në një intervistë, Eric Lander, paraqiti në të ardhme premtuese të afërme me një theks të ri të Amerikës në shkencë i cili sipas tij, jo vetëm që përgatit botën për pandeminë e radhës me vaksina, por gjithashtu ndryshon mënyrën se si shkenca lufton sëmundjet dhe trajton pacientët, frenon ndryshimet klimatike dhe zgjeron hulumtimet në hapësirë. Ai madje përdori si referencë edhe seritë e famshme fantastiko-shkencore “Star Trek”.