Botë

Vdesin nëntë punëtorë të hekurudhës nga goditja e trenit në Kinë

Foto: Ilustrim/AP
 

Nëntë persona kanë vdekur në një aksident në provincën Gansu të Kinës, ku një tren goditi punëtorët që po punonin në hekurudhë. Aksidenti ka ndodhur të premten dhe ekipet mjekësore dhe të urgjencës kanë dalë në vend të ngjarjes.

Siç raporton BBC, janë ngritur shumë pikëpyetje rreth rastit, duke thënë se nëse punëtorët ishin duke punuar në hekurudhë atëherë drejtuesit e trenave duhet të kenë qenë të informuar për këtë.