Botë

Autoritetet shembin kishën ilegale serbe në tokën e boshnjakes pas 20 vjetësh

Foto: Ilustrim
 

Autoritetet boshnjake kanë shembur një kishë ortodokse serbe e cila ishte ndërtuar ilegalisht në tokën e një gruaje boshnjake, pas një beteje të vështirë 20-vjeçare, rast i cili arriti deri në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Punëtorët dhe makineritë e ndërtimit arritën në oborrin e Fata Orloviqit në fshatin Konjeviq, të shtunën. Ata shembën kishën me muret e bardha dhe kambanën mbi të.