Botë

Trump: Kina duhet të paguajë 10 trilionë dollarë për dëmin e shkaktuar nga COVID-19

FOTO: AP
 

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që Kina të paguajë "dëmshpërblime" për Shtetet e Bashkuara për dëmin e bërë nga COVID-19, i cili ka origjinën në qytetin e Wuhan.

Në një fjalim të rrallë në një konventë republikane në Karolinën e Veriut, ish-presidenti ka thënë se Kinës duhet t'i paraqitet një faturë prej 10 trilionë dollarë dhe të gjitha vendet që i detyrohen superfuqisë aziatike duhet të anulojnë borxhet e tyre "si një parapagim për dëmshpërblimet".