Botë

Komshiq: Republika Srpska e ngritur mbi gjenocid, kurrë s’do të pavarësohet

Foto: direktno.hr
 

Anëtari kroat i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiq, duke komentuar konfirmimin e dënimit të përjetshëm për liderin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mladiq, ka thënë se Republika Srpska kurrë nuk do të mund të ndahet, pasi është ngritur mbi gjenocid ndaj myslimanëve.

Mladiq u dënua sot nga Tribunali i Hagës edhe në shkallën e dytë me dënim maksimal, përfshirë edhe për akuzën për gjenocid në Srebrenicë, më 1995.