Botë

Biden përshendet vendimin për dënimin e Mladiqit: U konfirmua gjenocidi në Srebrenicë

 

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka përshëndetur vendimin e sotëm për konfirmimin e dënimit të përjetshëm për liderin e forcave serbe në Bosnjë, Ratko Mladiq. Ai ka thënë se mendja e tij është me viktimat e gjenocidit në Srebrencië, ku më 1995 u vranë mbi 8000 burra myslimanë.

“Para 26 vjetëve gati, Mladiq udhëzoi vrasjen e rreth 8.000 burrave e djemëve të paarmatosur në Srebrenicë. Po ashtu, udhëhoqi rrethimin disavjeçar të Sarajevës dhe ishte poërgjegjës për një numër të krimeve, Sot, Gjykata konfirmoi krimet e tij dhe e dënoi për gjenocid”, ka thënë Biden, përcjell njoftimi i Shtëpisë së Bardhë.