Botë

BE-ja Rusisë: S’ka bazë ligjore për shpalljen e grupeve të lidhura me Navalnyn si “ekstremiste”

 

Vendimi i një gjykate ruse për t’i shpallur ‘’ekstremiste’’ grupet e lidhura me kritikun e burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, nuk ka asnjë bazë ligjore në kushtetutën e Rusisë, ka thënë të enjten Bashkimi Evropian, duke pohuar se vendimi tregoi rritje të autoritarizmit.

"Vendimi i djeshëm nga një gjykatë në Moskë për të etiketuar organizatat e afërta me Alexei Navalny si "grupe ekstremiste" shënon përpjekjen më serioze të deritanishme nga qeveria ruse për të shtypur opozitën e pavarur politike", kanë thënë 27 qeveritë e BE-së në një deklaratë.