Botë

Tetëvjeçarja nga SHBA-ja gjen bombë në mes të rrugës

 

Një tetëvjeçare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka gjetur një mjet shpërthyes në rrugë. Maya Buffingon duke e parë nga larg kishte menduar se është një kafshë, mirëpo me t’u afruar, zbuloi se bëhej fjalë për diçka të rrezikshme.

“Pashë diçka në rrugë dhe mendova se ishte ketër i ngordhur. Shkova ta shoh dhe pash që ishte e mbështjellë me shirit dhe letër”, ka potencuar ajo për televizionin KCCI.