Botë

29 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit

Foto: Ilustrim
 

Nga 2.887 testime, 29 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nuk ka persona të vdekur, derisa janë shëruar 34 pacientë.

Sipas MSH-së, që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 838.323 testime, 155.568 të infektuar, 149.676 të shëruar dhe 5.472 të vdekur. Aktualisht janë 420 raste aktive.