Botë

Palestinezët protestojnë kundër marshit hebraik

Foto: AP
 

Me qindra palestinezë kanë protestuar të martën në qytetin e Gazës kundër një marshi të ultranacionalistëve hebraikë përgjatë lindjes së Jerusalemit.

Disa protestues kanë djegur fotografitë e ish-kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe atij aktual, Naftali Bennett. Marshi i së martës ka ngritur shqetësimet për një valë të re dhune në rajon, pak javë pas përfundimit të luftimeve midis militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.