Botë

Ngrohja globale veçse ka arritur në pikën pa kthim

Foto: AP
 

Duke paraqitur zbulimet e para të misionit më të madh në botë nëpër Polin Verior, në kuadër të një ekspedite që përfshiu 300 shkencëtarë nga 20 shtete të botës, shkencëtari Markus Rex ka thënë për Al-Jazeeran se studiuesit kanë zbuluar që akulli në Arktik po shkrihet shumë më shpejt sesa që është pretenduar më herët

Ngrohja globale veçse e ka arritur në pikën pa kthim, ka paralajmëruar të mërkurën një shkencëtar që ka qenë në krye të ekspeditës më të madhe globale në Arktik.

Duke paraqitur zbulimet e para të misionit më të madh në botë nëpër Polin Verior, në kuadër të një ekspedite që përfshiu 300 shkencëtarë nga 20 shtete të botës, shkencëtari Markus Rex ka thënë për Al-Jazeeran se studiuesit kanë zbuluar që akulli në Arktik po shkrihet shumë më shpejt sesa që është pretenduar më herët.