Botë

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, “vijë e kuqe” për Rusinë

 

Kremlini ka bërë të ditur të enjten se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të përbënte “vijë të kuqe” për Moskën. Zëdhënësi Dmitry Peskov ka bërë një paralajmërim të tillë vetëm një ditë pasi që presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ai rus, Vladimir Putin, kanë mbajtur bisedime në Gjenevë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, kishte thënë të hënën se e pret një “po” apo “jo” të qartë nga Bideni për sa i përket anëtarësimit të Ukrainës në Aleancën Veriatlantike.