Botë

Putini për Bidenin: I zgjuar, dinte çfarë donte

Joe Biden - Vladimir Putin
Foto: AP
 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar të enjten se pasqyrimi i presidentit amerikan, Joe Biden, nëpër mediat ruse dhe ato amerikane nuk kishte kurrfarë lidhjesh me realitetin.

Ai ka lavdëruar bashkëbiseduesin e tij amerikan për atmosferën miqësore të krijuar në samitin e së mërkurës në Gjenevë dhe ka thënë se që të dy kanë arritur mirëkuptim për shumë çështje të rëndësishme.