Botë

Gjykata Supreme rrëzon rastin kundër “Obamacare”

 

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë të enjten një sfidë madhore kundër ligjit për kujdesin shëndetësor të kohës e presidentit amerikan, Barack Obama, duke u dhënë goditje përpjekjeve të shteteve të udhëhequra nga republikanët për shfuqizimin e ligjit që u garanton mbulesë në sigurime shëndetësore me miliona amerikanëve.

Gjyqtarët, me 7 vota për dhe 2 kundër, e lanë në fuqi ligjin sipas formës së tij të plotë.