Botë

Ebrahim Raisi fiton zgjedhjet presidenciale në Iran

Foto: AP
 

Ebrahim Raisi pritet të jetë president i radhës i Iranit, pas publikimit të rezultateve preliminare, të cilat i garantojnë atij udhëheqje të palëkundshme.

Raisi ka marrë 17.8 milionë vota, i ndjekur nga konservatori tjetër Mohsen Rezaei i cili ka arritur të marrë 3.3 milionë vota. Ndërkohë kandidati tjetër Abdolnaser Hemmati ka marrë 2.4 milionë vota.