Botë

Një i vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit

Maqedonia e Veriut
Foto: Ilustrim
 

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga koronavirusi, derisa nga 3.074 testime, 4 kanë rezultuar pozitive. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 68 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 149.790.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 155.616 të infektuar me COVID-19 dhe 5.475 të vdekur. Aktualisht janë 351 raste aktive.