Botë

Nëntë të vdekur e 15 të lënduar nga rrëzimi i aeroplanit në Rusi

 

Një aeroplan tip L-410 është rrëzuar disa minuta pas ngritjes nga aeroporti Tanay në rrethin Kemerovo në Rusi. Për pasojë, nëntë persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Në bordin e aeroplanit ndodheshin 24 persona, dy pilotët dhe parashutistë. Aeroplani u ngrit pa probleme nga aeroporti, por disa minuta më vonë piloti dërgoi një sinjal se njëri nga motorët ishte fikur.