Botë

Rusia me kufizime të reja kundër pandemisë

 

Ministri i Punës në Rusi tha se punëtorët, të cilët nuk vaksinohen, në zonat ku vaksinimi është bërë i detyrueshëm, do të dërgohen në pushim pa pagesë.

Këto komente ministri Anton Kotyakov i bëri më 20 prill dhe vijnë në kohën kur Moska, Shën Petersburgu dhe qytete të tjera ruse kanë prezantuar masat e reja kundër koronavirusit. Ndër propozimet kryesore është që vaksinimi për punëtorët e shërbimeve të bëhet i detyrueshëm.