Botë

Zbardhja e së vërtetës për antraksin vdekjeprurës të kohës sovjetike

Foto: AP

Aksidenti i 1979-s dhe mbulimi pasues i rastit ka rifituar relevancë së fundi, teksa shkencëtarët janë vënë në kërkim të origjinës së COVID-19

 

Aksidenti i 1979-s dhe mbulimi pasues i rastit ka rifituar relevancë së fundi, teksa shkencëtarët janë vënë në kërkim të origjinës së COVID-19

Pacientë me pneumoni të pashpjegueshme kishin nisur të shfaqeshin nëpër spitale; brenda pak ditësh, me dhjetëra vdiqën. Policia sekrete i mblodhi të dhënat e mjekëve dhe i urdhëroi ata që të qepnin gojët. Spiunët amerikanë mblodhën gjurmë rreth një rrjedhjeje nga laboratori, por autoritetet lokale e kishin një shpjegim më të zakontë: mishi i kontaminuar.

U deshën më shumë se një dekadë që e vërteta të dilte në shesh.