Britania mohon se Rusia ka hapur zjarr ndaj luftanijes së saj

Britania mohon se Rusia ka hapur zjarr ndaj luftanijes së saj
Britania ka mohuar raportimet e Rusisë se ushtria e saj ka shtënë në shenjë paralajmërimi mbi luftanijen britanike në Detin e Zi.
Sipas Rusisë, anija britanikë ishte futur në ujërat territoriale afër Krimesë, ndërsa një anije patrulluese ka gjuajtur mbi të dhe një avion luftarak ka lëshuar bomba, thuhet në raportime.
Por, Ministria e Drejtësisë e Britanisë ka thënë se asnjë e shtënë paralajmëruese nuk është gjuajtur drejt luftanijes së saj, raporton BBC.
Shtoi se anija po lundronte në ujërat e Ukrainës.

Rusia me të shtëna paralajmëruese ndaj luftanijes britanike
Një anije patrulluese ruse dhe një avion luftarak kanë shtënë në shenjë paralajmërimi ndaj luftanijes britanike në Detin e Zi, raportohet në Rusi.
Agjencia e lajmeve "Interfax" ka cituar Ministrinë e Drejtësisë tek thoshte se anija mbrojtëse e Britanisë është futur në ujërat territoriale të Rusisë, afër Krimesë.
Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina më 2014 por ende nuk është njohur ndërkombëtarisht, transmeton BBC.
Anija britanike ka ndryshuar drejtim pas të shtënave, ka thënë Moska.
Anija patrulluese gjuajti dy herë, ndërsa avioni luftarak lëshoi katër bomba në rrugën e saj.
© KOHA.

Seul: Koreja e Veriut ekzekuton njerëzit për drogë dhe shpërndarje të videove nga Koreja e Jugut

Rusët e plagosur zvarriten për t’iu ikur predhave nga lartësia

Lavrovi javën e ardhshme në Turqi

Kolumbisë i kushton shtrenjtë zhvendosja e hipopotameve të Escobarit

Nëntë të vdekur nga përplasja e helikopterëve të ushtrisë amerikane

25 persona bllokohen në pus pasi dyshemeja e tempullit në Indi shembet, tetë të vdekur

Rusia arreston gazetarin e “Wall Street Journal” nën akuza për spiunazh

Trageti në Filipine përfshihet nga zjarri, të paktën 31 të vdekur

Erdogani thotë se Putini mund ta vizitojë Turqinë në prill

Vatikani i përgjigjet kërkesave të indigjenëve, refuzon zyrtarisht “Doktrinën e Zbulimit”

Dënohen bankierët që ndihmuan mikun e Putinit
