Botë

Temperaturat e larta shkaktojnë telashe në Ballkan

Foto: Reuters
 

Temperaturat e larta që kanë mbërthyer Ballkanin gjatë së mërkurës kanë shkaktuar telashe të konsiderueshme, teksa njerëzit e lodhur nga masat e izolimit shkaku i COVID-19 më në fund kanë pasur mundësi që të dalin dhe ta shijojnë motin veror.

Në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, gjatë ditës temperaturat kanë arritur në 38 gradë celsius, teksa në Mostar zhiva në termometër është ngritur në 41 gradë, gjatë mesditës. Zyrtarët shëndetësorë të vendit kanë ndërruar fushë të paralajmërimeve, duke kaluar nga ato për COVID-19 në ato për temperatura të larta, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës.