1 perditesime
Botë

Së paku një i vdekur nga shembja e ndërtesës në Miami

Së paku një i vdekur nga shembja e ndërtesës në Miami
Foto: Twitter
12:20

Së paku një i vdekur nga shembja e ndërtesës në Miami

Nga shembja e pjesërishme e një ndërtese 12-katëshe në Miami dyshohet se ka vdekur së paku një person, raporton BBC.

Një operacion i madh shpëtimi ka filluar për të nxjerrë banorët nga rrënojat.

Lajmi i fundit është se një grua ka vdekur, dhe tetë tjerë janë lënduar, ndërsa ka frikë se ka tjerë të ngujuar nën rrënoja.

Shembja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit me kohën lokale.

Zjarrfikësit e Miami-Dade kanë njoftuar se janë dërguar 80 ekipe në vendin e ngjarjes. Policia po ashtu po asiston në operacionin e kërkim shpëtimit.

09:48

Shembet një ndërtesë 12-katëshe në Miami

Shërbimet e emergjencës në SHBA kanë filluar një operacion masiv shpëtimi pasi një ndërtesë është shembur në plazhin e Miamit në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.

Në fotot dhe videot shihen rrënojat e ndërtesës që gjendet në rrugën 88 në Collins Avenue, raporton “Mirror”.

Dëshmitarët thonë se janë dëgjuar njerëzit duke bërtitur përfundi rrënojave, ndërsa po tentohet të nxirren nga atje.

Nuk dihet se sa persona janë lënduar, por dyshohet se apartalenti 12-katësh me emrin Champlain Tower South, është shembur.

Një dëshmitar ka raportuar se ka parë persona duke u shpëtuar nga ballkonet, ndërsa qindra zjarrfikës kanë reaguar ndaj incidentit.