Botë

Sllovakia do i shesë ose falë vaksinat ruse që rrëzuan kryeministrin

Ish-kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviq, dha dorëheqjen shkaku i vaksinave ruse
 

Sllovakia planifikon t’i shesë ose t’i falë vaksinat ruse “Sputnik V”, është bërë e ditur në sajtin zyrtar të Qeverisë.

Bëhet fjalë për një kontingjent prej 160 mijë vaksinash, ndërkohë që të interesuara për to janë Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Argjentina.