Botë

Tornadoja e fuqishme bën kërdinë në Çeki

 

Një tornado e fuqishme ka kaluar përmes disa fshatrave në juglindje të Çekisë, duke lënë të lënduar 150 njerëz dhe me dëme të mëdha, raportohet në mediat lokale.

Stuhia e së enjtes ka rrëzuar përtokë kulmet nga një numër ndërtesash në rajonet Breclav dhe Hodonin, ndërsa ka shkulur drunjë dhe ka përmbysur makina.