Botë

Trump premton hakmarrje ndaj republikanëve

 

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u është kthyer fushatave për herë të parë qëkur u largua nga Shtëpia e Bardhë. Kthimin në skenën e fushatave e ka bërë duke premtuar hakmarrje për të gjithë ata që votuan në impiçmentin e tij të dytë.

Tubimi në Ohio është mbajtur në përkrahje të Max Millerit, që ka sfiduar republikanin Anthony Gonzales për ulësen në Kongres. Përkrahje i ka shprehur ish-presidenti Trump, që ka thënë se nuk do të dorëzohet. Ka shtuar se lëvizja e tij është larg përfundimit dhe se kjo fushatë është pjesë e betejës që sapo ka nisur. Kongresisti Gonzales ishte njëri prej 10 republikanëve që votuan për shkarkimin e Trumpit për shkak të trazirave të 6 janarit në Washington.