Botë

Protesta kundër presidentit palestinez kthehet në trazirë

 

Palestinezët janë përplasur mes vete të shtunën kundër dhe për presidentin Abbas. Përplasja ka ndodhur për shkak të vdekjes së dyshimtë të kritikut Nizar Banat në qelinë e burgut

(AP) - Qindra palestinezë kanë protestuar të shtunën kundër presidentit Mahmoud Abbas në Ramallah pasi një kritik i tij vdiq në paraburgim. Nizar Banat kishte kritikuar Autoritetin Palestinez për korrupsion dhe keqmenaxhim me një seri të videove në Facebook.

Familja e tij ka thënë se forcat e sigurisë kanë bastisur shtëpinë në të cilën po qëndronte. Sipas tyre, Banati është rrahur keq nga forcat e sigurisë para se të tërhiqej zvarrë nga shtëpia.