Botë

Gjenden edhe katër trupa të pajetë nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Miami

Foto: AP
 

Trupat e katër viktimave të tjera janë gjetur nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Miami të Floridas, duke e çuar kështu numrin e të vdekurve në 16 deri më tani.

Asistenti i zjarrfikësve në Miami, Riade Jadallah u ka thënë familjarëve në mëngjesin e së mërkurës së ekipi i shpëtuesve ka gjetur të martën edhe katër trupa të pajetë.