Botë

Putini jep sinjale se Rusia mund të ketë një pasardhës të ri politik

 

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se do të vijë koha kur do ta emërojë pasardhësin e tij të mundshëm, por shtoi se në fund zgjedhja do t’u takojë vetëm votuesve.

68 vjeçari ka qenë në pushtet si president ose si kryeministër që prej mbi dy dekadash. Mandati i tij aktual gjashtë-vjeçar në Kremlin do të përfundojë më 2024 dhe deklaratat e tij po analizohen nga afër për të gjetur të dhëna nëse ai planifikon ta zgjasë pushtetin e tij, raporton Reuters.