Botë

Tragjedia në Miami, zjarrfikësit gjejnë trupin e vdekur të vajzës 7-vjeçare të kolegut të tyre

Foto: AP
 

Vajza 7-vjeçare e një zjarrfikësi të Miamit, është në mesin e dy viktimave të fundit që janë gjetur nën rrënojat e ndërtesës, e cila u shemb një javë më parë në këtë qytet amerikan, kanë bërë të ditur autoritetet zyrtare.

Dy viktimat e fundit që janë gjetur, e kanë çuar numrin e të vdekurve si pasojë e shembjes në 20, ndërkohë që ende nuk dihet për fatin e 128 personave të tjerë.