Botë

Protesta në Turqi pas tërheqjes nga Konventa e Stambollit

 

100 ditë pas dekretit të presidentit Reccep Tayyip Erdogan që shkaktoi dhe revoltën e grave dhe indinjatën e komunitetit ndërkombëtar, tërheqja e Ankarasë nga traktati kundër dhunës ndaj grave, ka hyrë tashmë në fuqi.

Pas javësh mobilizimi në rrugët e vendit, gratë turke u mblodhën në sheshet e qyteteve të ndryshme për të kundërshtuar vendimin e Ankarasë. Kulmi i protestave ishte Stambolli me një manifestim pranë sheshit Takim.