Botë

Katër raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit

 

Katër persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, nga 2.760 testime. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar gjashtë pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 150.073.

MSH-ja njofton se që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë infektuar me COVID-19 155.710 persona ndërsa kanë vdekur 5.486.