Botë

Shuhen shpresat për të mbijetuar nën rrënojat e godinës së shembur në Florida

Foto: AP
 

Ekipeve të ndërhyrjes së shpejtë u janë shuar shpresat për të gjetur të mbijetuar në ndërtesën e shembur në Florida, duke u thënë familjeve të dëshpëruara se nuk ka "asnjë mundësi jete" nën rrënoja.

Njoftimi pasoi raporte gjithnjë e më të pashpresa nga zyrtarët e emergjencës, të cilët thanë se donin të përgatisnin familjet për skenarin më të keq.