Botë

Sindnei shënon numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 brenda vitit

 

Shteti i Uellsit të Ri Jugor në Australi ka shënuar ngritjen më të lartë të rasteve ditore të infektimit me koronavirus brenda vitit, teksa zyrtarët janë duke bërë përpjekje për kontrollimin e vatrave të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit.

Shtimi i rasteve ka ndodhur pas dy javësh izolim të ashpër në Sidnei, duke ndikuar që masa të zgjatjet edhe një javë tjetër. Autoritetet kanë fajësuar vizitat e paligjshme familjare për rritjen e vazhdueshme të rasteve të infektimit. Uellsi i Ri Jugor ka shënuar 38 raste lokale të enjten, shifër kjo më e lartë se 27 sa ishte një ditë më parë.