Botë

COVID-19 ka shkatërruar 22 milionë vende pune në vendet e zhvilluara

Foto: Ilustrim
 

Pandemia me koronavirus ka shkatërruar 22 milionë vende të punës në vendet e pasura, ka bërë të ditur Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD)

Në një raport të publikuar të mërkurën, ku paralajmërohet për rrezikun e rritjes së shpejtë të papunësisë, organizata me seli në Paris ka thënë se papunësia në mesin e vendeve anëtare të kësaj organizate nuk pritet të rikuperohet para viti 2023.