Botë

Polici britanik pranon se e vrau gruan që e rrëmbeu kur ajo po ecte jashtë shtëpisë

 

Një polic britanik u deklarua fajtor për vrasjen e një gruaje 33-vjeçare e cila u rrëmbye ndërsa po shkonte në shtëpi në këmbë nga shtëpia e një miku në jug të Londrës.

Wayne Couzens më parë pranoi se e kishte rrëmbyer dhe përdhunuar Sarah Everardin, e cila u zhduk më 3 Mars. Couzens pranoi fajësinë për vrasje gjatë një seance në Gjykatën Qendrore Penale të Londrës, duke u paraqitur me video lidhje nga burgu i sigurisë së lartë Belmarsh.