Botë

OBSH: Më e keqja e COVID-19 ka kaluar në shumë shtete

 

Më e keqja lidhur me pandeminë COVID-19, në aspektin e vdekshmërisë dhe hospitalizimeve, ka kaluar në shumë vende, ka vlerësuar drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Emergjenca.

Mike Ryan ka thënë për transmetuesin irlandez RTE se shumë vende kanë bërë “punë të mirë”, duke i vaksinuar shtresat e qytetarëve më të rrezikuar nga koronavirusi.