Botë

13 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut të shtunën

koronavirusi maqedonia e veriut
Foto: Ilustrim
 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 13 persona të infektuar me koronavirus të shtunën, duke çuar në total numrin e të infektuarve në 155.783. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit është shëruar një pacient derisa nuk është regjistruar ndonjë i vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në Maqedoninë e Veriut janë kryer 906.529 testime, janë shëruar 150.124 pacientë, derisa kanë vdekur 5.487 persona.