Botë

26 të vdekur nga përleshja mes policisë e bandave kriminale në Venezuelë

Foto: AP
 

Autoritetet e Venezuelës kanë bërë të ditur se 22 anëtarë të dyshuar të një bande kriminale dhe katër policë kanë mbetur të vdekur si pasojë e përleshjeve dy ditore në kryeqytetin Carcas.

Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Carmen Meléndez ka thënë se në mesin e të vdekurve ka edhe civilë ndërkohë që janë evidentuar edhe 40 të plagosur.