Botë

14 raste pozitive me COVID-19 të dielën në Maqedoni

 

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste pozitive me koronavirus, nga testimi i 2,876 personave.

Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit, në këtë shtet nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.