Botë

BE-ja nuk i njeh të gjitha vaksinat kundër COVID-19

 

Pasi Dr. Ifenayi Nsofor dhe gruaja e tij morën dy dozat e vaksinës AstraZeneca në Nigeri, ata menduan se gjatë kësaj vere do të mund të udhëtonin në ndonjë prej shteteve evropiane. Por, u gabuan.

Ky çift –dhe miliona persona të tjerë që janë vaksinuar kundër COVID-19 me ndihmën e Kombeve të Bashkuara – mund të ndalohet që të hyjë në shumë shtete evropiane dhe shtete të tjera, pasi ato shtete nuk e njohin për udhëtim versionin e vaksinës AstraZeneca që është prodhuar në Indi, shkruan Associated Press.