Botë

Kushtetuesja e Spanjës e shpall antikushtetuese mbylljen e shtetit si pasojë e pandemisë

 

Gjykata e Kushtetuese e Spanjës ka vendosur që mbyllja e vitit të kaluar e shtetit si masë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, ishte antikushtetuese.

Vendimi i ka hapur mundësinë njerëzve që janë gjobitur për thyerje të këtyre rregullave, që të kërkojnë rikthimin e parave që kanë paguar. Mirëpo Gjykata ka thënë se nuk do të pranojë procese gjyqësore nga personat apo biznese të cilat dëshirojnë të padisin qeverinë për shkak se kanë humbur para si pasojë e mbylljes.