Botë

Bush: Tërheqja e trupave nga Afganistani, e gabuar

 

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, i cili mori vendimin për të dërguar trupat amerikane në Afganistan në vitin 2001 për të luftuar al-Kaidan pas sulmeve të 11 shtatorit, mendon se është e gabuar që trupat amerikane të tërhiqen tani ndërsa kryengritësit talebanë marrin kontrollin e një pjese gjithnjë e më të madhe territori në vend.

Bush, që nga largimi nga detyra më 2009, ka komentuar rrallë për veprimet e tre presidentëve të mëpasshëm - Barack Obama, Donald Trump dhe Joe Biden.