Botë

Britanisë së Madhe po i rriten vazhdimisht rastet pozitive me COVID-19

 

Britania e Madhe ka regjistruar të enjten 48,553 raste pozitive me COVID-19 dhe 63 të vdekur si pasojë e virusit. Numri i të infektuarve ka kaluar rekordin e së mërkurës, kur ishin regjistruar 42,302 raste të reja e 49 raste me fatalitet në këtë shtet.

Ndërkohë, para shtatë ditësh, në Britani të Madhe ishin regjistruar 32,551 raste të reja dhe 35 raste me fatalitet.