Botë

Australia raporton rritje të të infektuarve pavarësisht vaksinimit

FOTO: AP
 

Epidemiologët kanë shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të të infektuarve pavarësisht vaksinimit për shkak të përhapjes së variantit Delta. Në Uellsin e Ri Jugor, një infermiere në spitalin Westmead rezultoi pozitive pavarësisht se ishte vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

Sipas të dhënave, infermierja ishte asimptomatike. Hassan Vally, një profesor i asociuar për epidemiologji në Universitetin La Trobe, ka thënë se megjithëse vaksinimi dhe PPE ulin rrezikun e transmetimit, ato nuk ishin të sigurta.