Botë

Zhbllokimi i Anglisë është kërcënim për botën, thonë 1200 shkencëtarë

 

Plani i kryeministrit britanik Boris Johnson për të hequr pothuajse të gjitha kufizimet pandemike të Anglisë të hënën është një kërcënim për botën dhe është burim për shfaqjen e varianteve rezistente ndaj vaksinave, thonë ekspertët ndërkombëtarë.

Pozicioni i Britanisë si një qendër transporti global do të nënkuptojë se çdo variant i ri atje do të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, paralajmëruan shkencëtarët dhe mjekët në një samit emergjence.