Botë

Një i vrarë nga protestat për mungesë të ujit në Iran

 

Një burrë është vrarë gjatë natës së dytë të protestave mbi mungesat e mëdha të ujit në Iranin jug-perëndimor, raporton media shtetërore.

Një zyrtar në provincën Khuzestan ka thënë që protestuesi u godit aksidentalisht nga njerëz që po qëllonin në ajër, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.