Botë

Ministri britanik i vaksinuar infektohet me COVID-19, por ka “simptoma shumë të lehta”

 

Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Sajid Javid, thotë se ai ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe po vuan simptoma "shumë të lehta".

Javid, i cili ka thënë se kishte marrë të dyja dozat e vaksinës, bëri testin të shtunën në mëngjes pasi ndjeu disa simptoma dhe rezultati u kthye pozitiv.