E veja e presidentit të vrarë të Haitit, është rikthyer në vendin e saj pasi ishte trajtuar në Florida të SHBA-së për plagosjen që kishte pësuar në atentatin ndaj bashkëshortit.
Martine Moïse është parë e veshur me një jelek antiplumb pasi kishte arritur në aeroportin Port-au-Prince, të shtunën.
Bashkëshorti i saj, presidenti i Haititi, Jovenel Moïse është vrarë në një atentan në shtëpinë e tij, më 7 korrik.
Zyrtarët e Haititi kanë bërë të ditur përmes një postimi në Twitter se zonja Moïse është rikthyer në vend për tu përgatitur për varrimin e bashkëshortit, që do të bëhet javën e ardhshme.
E rrethuar nga agjentë të sigurisë, ajo është mirëpritur në Haiti nga Ministri i Punëve të Brendshme, Claude Joseph dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Policia e Haitit ka fajësuar mercenarët e huaj, shumica prej të cilëve kolumbianë, për atentatin dhe vrasjen e presidentit të këtij shteti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.