Botë

Merkeli vizitoi zonat e përmbytura nga shiu në Gjermani

FOTO: AP
 

Kancelarja Angela Merkel ka vizituar zonat e shkatërruara nga përmbytjet në Gjermani për të vëzhguar dëmet dhe për të takuar të mbijetuarit, pas ditëve të reshjeve ekstreme në Evropën Perëndimore që kanë sjellë të paktën 183 njerëz të vdekur dhe qindra të zhdukur.

Kancelarja ka udhëtuar të dielën në fshatin Schuld të Rhineland-Palatinate, një nga dy rajonet më të goditura në Gjermaninë Perëndimore, ku lumi Ahr doli nga shtrati.